14 Korrik, 2023

“Mirë se erdhe në këtë botë”- Modelja e njohur dhe partneri i saj bëhen prindër për herë të dytë (Foto)


Modelja e njohur Karlie Kloss dhe bashkëshorti i saj, Joshua Kushner janë bërë prindër për herë të dytë.

30-vjeçarja ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur babai i të voglit përmes një postimi në rrejytet sociale.

Teksa ka publikuar në Instagram një foto të voglit të tyre, Joshua i ka uruar ardhje në këtë jetë të bebit me disa fjalë të veçanta.

Mirë se erdhe në këtë botë”, ka shkruar ai, ndërsa mesa duket i vogli i dyshes është djalë dhe kjo dallohet qartë pasi prindërit i kishin veshur rroba ngjyrë blu.

Kujtojmë që çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2018, ndërsa u bënë pridër për herë të parë në 2021, dhe sollën në jetë një djalë të cilin ata e pagëzuan me emrin Levi i cili mesa duket ua ka zbukuruar jetën atyre.

 

 

© Panoramaplus.al