Aktorja dhe moderatorja e dashur nga publiku shqiptar, Delinda Disha ditën e sotme është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram, teksa ka zbuluar se ajo ka sjellë në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Kostandin.
“10.08.2023. Mirë se erdhe në jetë Kostandin”, ka shkruar Delinda krahas fotos së parë me të birin.

Kujtojmë që disa vite më parë Delinda kurorëzoi me martesë lidhjen e saj disa vjeçare me Eldo Dishën, ndërsa dyshja kanë edhe një djalë së bashku.


© Panoramaplus.al

