Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi, qe ka marre tashme nenshtetesine shqiptare ne vitin 2016, eshte shpallur “non grata” ne Ukraine.

Mediat italiane raportojne se ai eshte futur ne listen e zeze bashke me personat e tjere te padeshiruar ne kete vend.
Mesohet se ministria e Kulturës së Ukrainës e ka futur këngëtarin e njohur në listën e zezë të 147 personave të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.
Thuhet se shkak eshte bere miqesia e Carrisit me Presidentin rus Putin, gje qe e ka deklaruar edhe vete ne disa pronocnime per mediat.
Ai ka qene ne 2018 i ftuar në ceremoninë e 100 vjetorit të KGB dhe ne nje interviste qe dha tha se “e ka takuar presidentin Putin 3 herë”.
Sipas tij, e ka takuar më 1986 pas një turneu muzikor në Moskë e Leningard; në 2004 në Cremlin në festën e fundvitit e nëntorin e shkuar me rastin e 100 vjetorit të KGB.
Kjo do ti kushtoje shtrenjte Carrisit dhe ish gruas se tij, Romina Power, pasi shume shpesh kane organizuar koncerte ne Ukraine. /Panorama Online/
© Panoramaplus.al

