Ish-ministrja e Mbrojtjes, deputetja socialiste Mimi Kodheli ka zbuluar nje “sekret” nga preferencat e bashkeshortit te saj arkitekt.

Teksa ka qenë e ftuar në puntatën e kësaj të mërkure në “Soiree” në Top Channel, me teme ‘natën e bjondeve’, Kodheli tregoi se ndonëse ajo vet është bjonde, kjo nuk ka qenë në preferencat e bashkëshortit të saj arkitekt.
“Të gjithë popujt kanë një shprehje, kurrë mos thuaj kurrë. Mesa kam kuptuar vonë, bashkëshorti im ka preferuar një brune me dimensione mesdhetare, jo shumë të gjatë, me forma… i ra nje bionde, jo mesdhetare”, tha Mimi Kodheli.

Edhe në intervistat e mëparshme, ish-ministrja shqiptare është shprehur se në rininë e tij, Lekë Kodheli-bashkëshorti, ishte një ndër meshkujt më të bukur të rrugës së Durrësit dhe edhe pse punonin në të njëjtin institucion, nuk kishin rënë në sytë e njëri-tjetrit.

Ata janë të martuar prej 31-vitesh dhe kanë një djalë me emrin Mikel.
© Panoramaplus.al
