Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë nga ndarja e këngëtares Morana Taraku me miliarderin iranian, Sasha Sobhani, ata vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Morena dhe Sasha patën një lidhje të shkurtër gjatë pranverës, e cila përfundoi me një ndarje të bujshme ku nuk munguan ofendimet dhe statuset thumbuese për njëri-tjetrin.

Ndërsa së fundmi u përfol se Sasha dhe Morena janë kthyer bashkë pasi miliarderi postoi në Instastory tatuazhin e këngëtares shqiptare.

Sasha nuk është ndalur me kaq dhe siç duket nuk heq dorë dot nga Morena pasi ka vendosur që ta surprizojë duke shkruar në Kosovë. Në postimin e tij të fundit ai bën të ditur se destinacioni i radhës është Kosova.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
