26 Shkurt, 2022

Miley Cyrus shijon pushimet ‘e nxehta’ me të dashurin e saj në Cabo San Lucas


Këngëtarja e njohur Miley  Cyrus dhe i dashuri saj, Maxx Moeando, janë fotografuar së fundmi duke kaluar disa momente relaksi në plazhin e Cabo San Lucas  në Meksikë.Miley ka ngritur temperaturat teksa u shfaq e veshur me një palë rrobabanjo të zeza ku i nxirrnin në pah fizikun e saj me një bark të tonifikuar. Ajo dhe bateristi kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë duke shkëmbyër kështu dhe disa puthje me njëri-tjetrin.

Çifti  u përfol se ishin në një lidhje kur ata kaluan së bashku në tapetin e kuq në sfilatën e modës ‘Guci Love Parade’ në Los Angeles.Në dhjetor të vitit të kaluar ‘DailyMail’, siguroi  disa foto të Miley dhe Maxx duke u puthur nga ballkoni i saj në Miami Beach.

Edhe pse ata nuk kanë pasur frikë ta bëjnë publike lidhjen e tyre , këngëtarja dhe partneri i saj kanë zgjedhur të mos flasin për këtë temë në publik.

Maxx është i njohur për punën e tij si baterist, së fundmi me grupin me bazë në Los Anxhelos, Lilly, dhe para kësaj ai ishte me grupin The Regrettes nga 2015 deri në 2018.

© Panoramaplus.al