Përpara organizimit të festës së saj të Vitit të Ri Miley Cyrus është parë duke kaluar kohë me bateristin Maxx Morando në Miami.
Gjatë pushimeve të saj ,këngëtarja u kap në video duke kërcyer me Morandon,në prapaskenë. Në videot e shpërndara në “Twitter” nga fansat, Cyrus dhe Morando,i cili më parë ishte bateristi i “Regrettes” dhe aktualisht është me grupin “Liily”, mund të shihen të kapur për dore teksa këndojnë dhe kërcejnë së bashku.

Disa foto të publikuara nga “Daily Mail”, të dy shihen duke u përqafuar në ballkonin e dhomës së saj. Gjatë shfaqjes, e cila u drejtua nga Pete Davidson, ylli popit debutoi këngën e saj të re të dashurisë “You”, për të cilën fansat kanë spekuluar se mund të ishte shkruar për Morandon.

Së bashku me debutimin e këngës së saj të re, Miley, gjithashtu doli në skenë për shfaqje me Davidson, Brandi Carlile, Saweetie, 24kGoldn dhe motrën Noah Cyrus gjatë shfaqjes. Cyrus pati një incident me veshjen e saj në fillim të shfaqjes, ku hoqi pjesën e sipërme teksa këndonte këngën e saj të vitit 2009 “Party in the U.S.A”. Ajo doli për pak kohë nga skena dhe u kthye, ku u shfaq më pas e veshur me një xhaketë sportive të kuqe.

“Të gjithë po më shikojnë tani”- tha Cyrus, duke theksuar tekstin teksa këndonte. “Unë jam ende me rrobat më të shumta që kam veshur ndonjëherë në skenë”-shtoi ajo.
Ajo është parë dhe më herët duke marrë pjesë në sfilatën e Gucci “Love Parade” në Los Angeles me Morando në nëntor, dhe ajo postoi një foto të tyre së bashku gjatë ngjarjes në “Instagramin” e saj. Romanca e re e mundshme e artistes është mbas ndarjes nga Cody Simpson në vitin 2020. Cyrus dhe Simpson u lidhën fillimisht në mënyrë romantike në tetor 2019, pas ndarjes së saj nga ylli i Hills, Kaitlynn Carter dhe nga ish-bashkëshorti Liam Hemsworth.


