6 Shtator, 2023

Miley Cyrus bëhet nostalgjike! Këngëtarja “hap” zemrën dhe rrëfen për herë të parë se si frikësoi Ariana Granden duke flirtuar me të


Dy herë e nominuarja për ‘çmimin’ Grammy, Miley Cyrus së fundmi është rikthyer pas në kohë duke kujtuar kohën kur ajo arriti të frikësojë këngëtaren e njohur Ariana Grande se po flirtonte me të.

Teksa vajzat performuan duetin e tyre të parë në vitin 2015 “Don’t Dream It’s Over”, Cyrus rrëfeu për herë të parë se po flirtonte më Arianën, ndërsa kjo e  fundit ishte e frikësuar.

“Unë po flirtoja me të dhe ajo ishte pak e frikësuar. Ne po argëtoheshim.”- tha Miley.

Ndërsa vazhdoi: “Ariana është një shoqe e vërtetë. Nuk ka pasur asnjehrë ndonjë moment që unë i kam kërkuar asaj të bëjë diçka që ishte e rëndësishme për mua dhe ajo nuk e ka bërë, dhe e njëjta gjë mund të them edhe për veten ndaj saj.”

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe Grande ka ripostuar në rrjetet sociale historinë nostalgjike të Miley-t, ndërsa krahas saj ka shkruar: “E dashura ime.. Të dua gjithmonë @mileycyrus. Ne #dikur ishim të rinj!”

Kujtojmë që prej vitesh vajzat ruajnë një miqësi të gushtë me njëra-tjetrën.

 

 

 

© Panoramaplus.al