
Në gushtin e vitit 2020, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Aktorja shqiptare solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Amar. Që atëherë ajo zbuloi se emrin e djalit e kishte gjetur Armina Mevlani, me të cilën aktorja është mikeshë e ngushtë.
“Kam folur me mikeshat e mia dhe ju kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani. Armina ndër të tjerë emra, që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4-5 emra më dha. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar. Të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme. U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta tek ky emër”, rrëfeu Olta.
Mirëpo, së fundmi ato zbuluan se këtë emër blogerja e kishte ruajtur për djalin e saj. Olta ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku mes të tjerash u ndal dhe te prindërimi dhe djali i saj Amar. Duke u rikthyer pas në kohë, ajo zbuloi: “Armina më dërgoi disa emra. Dhe në fund u dorëzua dhe më shkroi: “E di çfarë, meqenëse të kam shumë shoqe po të çoj dhe këtë emër që e kisha ruajtur për djalin tim, Amar. Do gjej ndonjë emër tjetër derisa të bëhem vet me djalë”. Dhe mua më pëlqeu shumë si emër dhe gjatë shtatzënisë i thërrisja djalit shpesh: Amar, Amar, Amar”.
View this post on Instagram
Çfarë kuptimi ka ky emër? Sipas asaj që ka thënë Olta, ‘emri vjen nga Hebraikja që do të thotë ‘i Përjetshëm dhe nga Arabishtja që do të thotë Hënë.’
Ndërkohë, Armina zbuloi po ashtu se në fund të këtij muaji do kurorëzojë në martesë dashurinë e saj me Shkëlzen Berishën. “Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit, fillim tetorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”– u shpreh Armina.


