Këngëtarja e mirënjohur, Mihrije Braha, i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa ka publikuar një fotografi ku shfaqet me bikini.

Mihrija ka postuar sot një foto në “Instagram”, ku ka pozuar me rroba banje buzë detit dhe duket shumë tërheqëse.

Foto e saj ka marrë shumë pëlqime dhe komente. Teksa një fanse i thotë se nuk i ka hije që ajo të postojë poza të tilla, të tjerat i kanë dalë në mbrojtje duke thënë se “trupin e saj e kanë zili edhe 20-vjeçaret”.

“Boll bukur, e mirë si vajzë e re. Çka po ju vjen inati”, shkruan një ndjekëse e këngëtares 51-vjeçare.

Ndërkohë kujtojmë se projekti i fundit muzikor i këngëtares titullohet “Ma kadal” dhe u publikua dy muaj më parë.


