Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, ka njoftuar fansat e saj se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor.
Fifi, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku krahas sa shkruan:
“#hana is Coming on the 18 of February ? Ft. @djpm_ & @dj_dagz ? mezi po pres me e nda me juve kangen e Dashnisë tem ?”.
Mesa duket artistja do të bashkëpunojë në projektin e saj më të ri me dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Dj PM dhe Dj Dagz, ku ajo ka treguar dhe me parë se me djemtë ka një marrëdhënie miqësore shumë të mirë. Nuk dihet ende nëse kënga do të jetë një dedikim për të dashurin e saj, Adis Patushin por nga postimi ‘Fifi duket se mezi po e pret ta ndajë me fansat e saj’.
Një detaj që vihet re është se publikimi i këngës së saj do të jetë në datën 18 shkurt, pikërisht në mbrëmjen e finales së madhe të “BBVIP”. Nuk e dimë nëse kjo datë është një rastësi apo këngëtarja e ka bërë qëllimisht, kjo do të mbetet për tu parë.


