Katy Perry dhe Orlando Bloom morën shumë mesazhe urimi pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre Daisy Dove.
Çifti i të fejuarve ndanë lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë përmes UNICEF, ku edhe janë ambasadorë.
Në mesin e njerëzve që i uruan për lindjen e vajzës, ishte edhe ish-bashkëshortja e aktorit, Miranda Kerr.
Modelja australiane, e cila ka një djalë me yllin e Hollywood, u shpreh se është e lumtur për çiftin dhe mezi pret të takojë vajzën.
“Jam shumë e lumtur për ju. Mezi po pres ta takoj,”- komentoi ajo.
Nëna e tre fëmijë ishte e martuar me Orlando Bloom për tre vite para se të divorcoheshin në 2013.
Miranda Kerr dhe 43-vjeçari janë prindër të një djali 9-vjeçar, Flynn.
Modelja 37-vjeçare gjithashtu ka edhe dy djem të tjerë Hart, 2-vjeç dhe Myles, 10 muajsh, me bashkëshortin prej tre vjetësh, Evan Spiegel.
Ndërkohë Orlando Bloom dhe këngëtarja u fejuan në shkurt të vitit 2019, pas disa vitesh lidhje.
















