26 Shkurt, 2022

Mevlani puth në cep të buzës Efin gjatë takimit, reagimi i Bledit që nuk pritej:”Mëso të mbash qëndrim për veten tënde”


Gjatë puntatës së djeshme në “Përputhen”, është transmetuar takimi ndërmjet Mevlanit dhe Efit.

Në fillimin dukeshin se gjërat po shkonin mjaft mirë mes të dyve, pasi përmes  komplimenteve të ndryshme, Mevlani e surprizoi atë.

Takim ky mjaft i afërt për dyshen, pasi teksa Efi ‘llastohej’, për një moment Mevlani i afrohet afër dhe e puth në cep të buzës, ndërsa tentoi ta puthte taman.

Megjithatë, ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak Bledit, një nga pretendentët kryesor për të fituar zemrën e saj si dhe djali që ajo ka realizuar më shumë takime në “Përputhen”.

Pjesë nga biseda:

Efi: A po sheh gjë që e putha unë?

Bledi: E ke lejuar aty afër je.

Efi: Çfarë bëra unë? Normal që do më puthte, çfarë t’i thoja unë?

Bledi: Kur insiston një njeri, në këtë rast Mevlani, që ka insistuar me të puthur në buzë, pse nuk mban atë distancë ti për veten tënde?

Efi: Ore çfarë je duke folur ti? E ke parë takimin apo po flet vetëm nga mendja jote?

Bledi: Unë s’jam i verbër. E shohin të gjithë.

Efi: Më fal, po ti më shikon mua ballë për ballë me Mevlanin apo më sheh anën. Këto justifikime se do të thuash diçka mos i thuaj më. Ti e pe shumë mirë situatën. Çfarë do bëja unë do ikja në vend tjetër? Si të largohesha?

Bledi: Të mbaje distancë. Pak të largoheshe. Mbaj qëndrim për veten tënde.

Në një moment Bora e pyet Bledin nëse ekziston rivaliteti midis Bledit dhe Mevlanit.

Bora: A ka një rivalitet midis jush?

Bledi: Unë rivalitet nuk ndiej.

 

 

 

 

© Panoramaplus.al