6 Mars, 2019

Mesazhi i së motrës që alarmoi Bes Kallakun: Po vdes! (VIDEO)


Motra e aktorit të humorit, Bes Kallaku, Ana ka ndarë me publikun disa detaje dhe situata nga pritja e saj e ëmbël.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, ku u shpreh se dëshiron shumë që edhe këtë herë të realizojë një lindje natyrale, gjithnjë në varësi të gjendjes së saj shëndetësore dhe rekomandimit të mjekëve.

Gjatë bisedës me moderatorë Bieta Sulo, Ana zbuloi se kur solli në jetë vajzën 4-vjeçare, Amlën, preferoi të qëndronte vetëm në sallën e operacionit, pasi nuk ndihej mirë që familjarët ta shihnin në ato momente të sikletshme.

Por pavarësisht kësaj, disa mesazhe paniku ia dërgoi të shoqit dhe të vëllait, Besit, si për t’u çliruar pak nga emocionet e lindjes.

“Një mesazh ‘po vdes’ mbaj mend që ia kam dërguar, po kaq. Kjo ka qenë e para dhe e fundit dhe që nuk do të ndodhë më”, tha Ana duke qeshur.

© Panoramaplus.al