1 Gusht, 2022

Mesazhe dhe foto “hot”/ Bëhen publike bisedat erotike midis modeles së faqeve porno me sulmuesin e Realit


Influencer-ja argjentinase, Juliana Orellano, ishte në qendër të faqeve rozë pas flirteve që ka pasur me futbollistin e Real Madridit, Vinicius Junior.

Bukuroshja ka pranuar për mediat vendase se një numër i madh futbollistësh të njohur i shkruajnë dhe se me yllin brazilian ka shkëmbyer mesazhe dhe fotografi.

Në bisedën që është shpërndarë në rrjetet sociale shihen qartë mesazhet që i ka dërguar braziliani, si edhe replikat në disa fotografi provokuese në ‘inbox’.

Pjesë nga biseda:

-“Si je?”

-“Mirë, po ti?”

-“Flet spanisht, çfarë po bën?”

-“Asgjë, po ti?”

-“Duke ngrënë akullore.”

-“Shumë mirë.”

“Ciudad Noticias” njofton se Juliana është shumë e njohur në Instagram dhe Tik Tok, madje po mendon seriozisht të fillojë të fitojë para në platformat që ofrojnë përmbajtje erotike.

© Panoramaplus.al