16 Shtator, 2022

Mes zërave për romancë me Endri Çekiçin, Megi Pojani udhëton drejt Turqisë e shoqëruar nga…! Aktores i ndodh e papritura në aeroport: Do bëhem agresive nëse…


Mes thashethemeve që qarkullojnë prej muajsh se është në një lidhje me futbollistin e kombëtares Endri Çekiçi, Megi Pojani ka udhëtuar përsëri drejt Turqisë.

Dhe kësaj here ajo nuk është fshehur, pasi udhëtimin e saj e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale. Megi ka treguar në Instagram, se është e shoqëruar nga motrat e saj, ndërsa ka ndarë edhe një ngjarje që i ka ndodhur në një aeroport në Turqi.

“Nëse dëgjoj edhe një herë ‘ka botox’ në një aerport në Turqi, do të bëhem agresive”- shkruan Megi në një postim në Instastory.

Megi është komentuar vazhdimisht kohëve të fundit që pas thashethemeve se ndodhet në një romancë me futbollistin e njohur te kombëtares, Endri Çekiçi.

Ajo provokoi disa javë më parë me postimin e saj në rrjetet sociale mes zërave që kanë nisur prej kohësh për lidhjen e saj me futbollistin e Kombëtares Endri Çekiçin. Çfarë bëri Megi?

Ajo publikoi një foto ku shihen dy filaxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë.” Kjo ‘shashkë’ erdhi pak ditë pasi dyshja u bë kryefjalë e mediave duke u shfaqur në të njëjtin ashensor.

Prej kohësh tashmë, Megi dhe Endri përfliten se janë në një romancë së bashku. E gjitha nisi pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore.

 

Në fotot e publikuara duket qartë që dyshja ndodheshin së bashku pasi ambienti dhe tavolina në imazhet e tyre ishin identike. Dhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre, detaji i fundit i çiftit i ‘tradhtoi’ sërish ata dhe ndjekësit janë të bindur se mes tyre ka një marrëdhënie. Ishte ashensori që i nxorri sërish zbuluar Megin dhe Endrin. Megi ka publikuar në InstaStory një foto ku pozon para pasqyrës së ashensorit por kjo nuk është hera e parë që modelja ka pozuar aty.

Në ashensor ka mbishkrime turke dhe detaje mozaike, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për bllokun e ndërtesave ku jeton futbollisti.

Gjithashtu dhe vetë Endri ka publikuar në Instagramin e tij një foto po në të njëjtin ashensor dhe në cep të fotos mund të vihet re se është pasqyruar diçka e bardhë, e njëjtë me ngjyrën e fustanit të Megit.

© Panoramaplus.al