15 Qershor, 2022

Mes zërave për një lidhje me aktoren shqiptare, Butrint Imeri zbulon kush është ‘mbretëresha’ e zemrës së tij


Kur të gjithë po flasin për të dashurën e tij të re, Butrint Imeri thotë se ka vetëm një ‘mbretëreshë’ në zemër dhe ajo është e ëma.

Prej dy vitesh ai përflitet për një lidhje me aktoren e re Olta Beqiri. Mediat kanë vënë re fotot e tyre në vende të njëjta gjë që u mohua lehtësisht nga Butrinti. Më pas ai është hapur mat me Oltën në momente të afërta.

Disa ditë më parë bënë xhiron e rrjetit dy foto ku dyshja dukeshin të përqafuar. Në një video që e fshiu shpejt Butrinti madje e quajti ‘kushërirë Oltën, ndonëse identiteti i saj ishte mëse i dukshëm.

Në përgjigje të këtyre zërave, artisti ka publikuar një foto me nënën e tij, duke e cilësuar si ‘mbretëresha e tij’. Ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale Butrinti mundohet ta mbajë larg jetën e tij personale. Megjithatë, fotot pranë të ëmës nuk kanë munguar në raste festash e jo vetëm. Para disa koësh ajo pati një problem shëndetësor dhe këngëtari tregoi se ka qenë pranë saj në spital.

Ndonëse ka zgjedhur që në sytë e publikut të shfaqet si një çun capkën dhe moskokçarës, Butrinti ka një lidhje të ngushtë me familjen e tij dhe momente si këto janë vërtetë domethënëse.

 

© Panoramaplus.al