25 Shkurt, 2022

“Mes tyre ka ende dritë jeshile” Pas ndarjes së Beatrix me Donaldin, Monika Lubonja mendon se gjërat nuk janë ashtu si duken


Aktorja e njohur, Monika Lubonja është një nga banoret më të përfolura në “BBV”e cila arriti të shkonte shumë pranë finales, por nuk arriti të ishte pjesë e saj.

Së fundmi, teksa ishte e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, ajo ka folur gjatë lidhur me dinamikat e rrugëtimit të saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një nga çështjet kryesore që u diskutua gjatë mbrëmjes së djeshme, ishte dhe tema e Donaldit me Beatrixën, pasi dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Lidhur me këtë fakt, Monika u shpreh se beson se mes tyre ka patur ndjenja të vërteta dhe tha se pas gjithë këtyre polemikave ende ka një dritë jeshile mes tyre.

“I befasishëm. Se unë edhe përpara disa ditësh kur bëmë Big Brother post mendoja që janë gjërat emocionale, unë besoja dhe vazhdoj të besoj tek Donaldi. Unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift.

“Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, -është shprehur ajo.

© Panoramaplus.al