14 Maj, 2019

Mes lotësh, Emina Cunmulaj rrëfen arsyen pse vendosi të presë flokët: Kanceri më mori mamanë


Në momentin që modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, publikoi nëm profilin e saj në “Instagram”, një fotografi ku shfaqej me flokë shumë të shkurtër, të gjithë mbetën të habitur.

Të gjithë ndjekësit e saj e komplimentuan për look-un e ri, pasi Eminës i shkon shumë, por pati edhe nga ata që e quajtën një gabim heqjen e “gjysmës së bukurisë”.

Por përgjegjësja për look-un e ri të modeles, Riawna Capri, nuk deshi ta linte pa u vënë re se prerja e flokëve, është në fakt një gjest humanitar, i cili lidhet me historinë personale të Eminës.

“Harroi të përmendë: ngaqë humbi mamanë për shkak të kancerit, deshi t’ia dhuronte flokët dikujt që për faj të kancerit, i ka humbur të gjithë flokët. Dhe kështu bëmë. Jo vetëm shumë e guximshme, e dashur, empatike, bujare dhe altruiste. Faleminderit që përpiqesh të ndihmosh të tjerët”, komentin Capri në foton e Eminës.

Kjo e fundit më pas vendosi që nëpërmjet një video në “Instagram” të sqaronte se pse mori vendimin për të prerë flokët.

Mes lotësh, modelja e njohur rrëfeu si humbja e mamasë e bëri të ndjeshme ndaj njerëzve që si e ëma, vuajnë nga kanceri.


“Pra, ja ku po e them. Unë mendoj ndryshe. Unë nuk mendoj se në jetë, duhet të mendosh gjithë kohës sesi po të shikon bota, apo si mendon ti se do të të shikojë bota. Unë mendoj se ti duhet të jesh ashtu siç do ti ta shikosh veten.

Nëse do ta shikosh veten me flokë të shkurtër, bëji flokët e shkurtër. Nëse do ta shikosh veten me flokë të gjatë, mbaji të gjatë”, u shpeh modelja.

Gjithashtu Emina tregoi edhe për ndikimin e madh që pati në jetën e saj sëmundja e mamasë.  Ajo kujton se gjatë kohës kur e ëma ishte sëmurë dhe i ranë flokët për shkak të kimioterapisë, ndihej keq për flokët e vet të gjatë dhe të bukur.

“5 vite e gjysmë më parë humba mamanë, siç mund ta dini, për shkak të kancerit. Në muajin e gjashtë, mbaj mend se fillova të ndihesha në faj. Unë kisha flokë të bukur të gjatë. Për shkak të kimioterapisë, mbaj mend se për time më ishte e tmerrshme të mbetej pa flokë. Kështu që, vendosa t’i prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi”, shprehet Emina.

“Pasi linda dy vajzat e mia të bukura, flokët m’u rritën prapë, shumë. Thjesht, ndjeva se nuk kam nevojë të kem gjithçka në këtë botë. Sepse unë e kam gjithçka: kam dashuri, kam shëndet dhe gjithçka vjen me shëndetin.

Por, ndonjëherë, të kesh gjithçka nuk të përmbush. Ndaj, të prisja flokët dhe t’i dhuroja për dikë duke e ditur se do t’i shkonin dikujt i cili ka nevojë më shumë se unë për to dhe që do t’i dhuronte buzëqeshjen, kjo më bën të lumtur. Kështu, i preva flokët”, përfundon Emina.

© Panoramaplus.al