Festivali i Kanës është shtyrë për shkak të koronavirusit. Eventi më i madh i flimit ishin planifikuar të mbahej nga data 12 deri në 23 maj, por organizatorët thanë se nuk mund të zhvillohej.

Festivali i Kanës mund të mbahet në qershor ose korrik.
“Janë shqyrtuar disa mundësi por kryesorja ishte ta shtynim,”- thuhej në deklaratën e organizatorëve.
Por nuk përcaktuar një datë të saktë se kur mund të zhvillohet.
Spike Lee ishte zgjedhur për të drejtuar jurinë e Kanës këtë vit dhe do të ishte personi i parë me ngjyrë që do e bëntë këtë në historinë 73-vjeçare të festivalit.


