
Princi Harry dhe Meghan Markle mund të lëvizin nga Montecito, Kaliforni, në komunitetin Hope Ranch.
“Santa Barbara News-Press” raportoi të premten se çifti ka qenë duke parë për një vend të ri pasi ai aktuali nuk i “akomodon” siç duhet.
“Hope Ranch” është një komunitet privat rreth 10 milje larg nga Montecito, ku Duka dhe Dukesha e Sussex u zhvendosën në mars 2020 me djalin e tyre, Archie, tani 3 vjeç.
Pasi nisën të jetonin në Kaliforni, dyshja kanë mirëpritur në jetë vajzën Lilibet, 1 vjeç.

Lagjja e re e mundshme e familjes me katër persona nuk ka vetëm një klub fshati vetëm për anëtarët dhe një klub golfi, por gjithashtu përfshin akses në fusha tenisi, terrene pikniku dhe një rrjet shtigjesh për kuaj (përmes Daily Mail.)

Shtëpitë në këtë zonë thuhet se mund të arrijnë deri në 22 milionë dollarë. Gjithsesi lajmi është i paqartë nëse 38 vjeçaei dhe gruaja e tij e kanë blerë tashmë një vend të ri atje ose thjesht po kërkojnë.
Përpjekjet e supozuara për zhvendosje të dyshes vijnë dy muaj pasi u publikua lajmi se shtëpia e tyre ishte pre e sulmeve të shumta në maj.

Harry dhe ylli i “Suits” u kthyen së fundi në Kaliforni pasi ishin në Europë në gusht për ngjarje të shumta bamirësie — dhe qëndruan gjatë pjesës më të madhe të shtatorit pas vdekjes së papritur të Mbretëreshës Elizabeth II.
Ata qëndruan në Angli për funeralin e sovranes së ndjerë deri në 19 shtator, duke fluturuar në shtëpi menjëherë pas shërbimit.

Megjithatë, përpara se vizita e tyre të mbyllej, çifti u bë kryefjalë për shumë ndërveprime të rralla me Princin William, Kate Middleton, Mbretin Charles III dhe më shumë anëtarë të familjes. Tensionet kanë qenë të larta që kur çifti u largua nga familja mbretërore në janar 2020, duke bërë që dalje zyrtare në shkurt të vitit të ardhshëm.
Oprah Winfrey shprehu shpresën muajin e kaluar se anëtarët e familjes mbretërore mund të gjejnë paqe në periudhën e tyre të zisë, duke e quajtur vdekjen e Elizabeth një shans për rregullim.
© Panoramaplus.al
