17 Qershor, 2023

Mes aludimeve për një krizë në martesën e tyre, Britney Spears dhe partneri i saj më të dashuruar se kurrë, çifti shkëmbejnë puthje romantike teksa kalojnë pushimet së bashku


Këngëtarja e njohur Britney Spears dhe partneri i saj Sam Asghari janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat e huaja.

Artistja është shumë aktive në rrjetet sociale, teksa shpesh herë ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta e saj private dhe profesionale.

Ditën e djeshme këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto duke me partnerin e saj, ku ata dukeshin më të dashuruar se kurrë.

Dyshja po shijonin pushimet në praninë e njëri-tjetrit teksa duej se ishin në një resort tropikal.

Këngëtarja e hitit ‘Womanizer’ kishte veshur një fustan të bardhë shumë të shkurtër, ndërsa e kombinoi me një palë sandale me taka të larta ngjyrë kafe, ndërkohë partneri i saj kishte veshur një kostum gri.

Në fotot e postuara ata dukeshin se po kalonin një kohë ‘magjike’ me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se disa javë më parë në media u përfol se ka pasur disa raste të grindjeve fizike mes Britney dhe Sam, dhe debatet e tyre të ashpra janë bërë tashmë si diçka mjaft normale.

Intensiteti i situatës ka arritur në atë pikë ku është dashur ndërhyrja e personelit të sigurisë. Burimet e TMZ zbuluan më tej se aktori nuk kaloni shumë kohë në rezidencën e tyre të përbashkët. Ky zhvillim është veçanërisht shqetësues sepse Britney është e varur prej tij dhe kërkon mbështetje.

Asokohe thuhej se në dokumentarin e titulluar “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom” do të hidhte dritë mbi sfidat dhe pasojat me të cilat është përballur Britney në kërkimin e saj për rimarrë të drejtat e saj.

Disa kohë më parë Sam shprehu dëshirën për të luajtur në një film aksion me gruan e tij. Pasi refuzoi të jepte ndonjë detaj rreth projektit, aktori u pyet nëse ai do të konsideronte ndonjëherë të luante së bashku me Spears në një ‘romcom’.

“Shpresoj se po, shpresoj kështu, mendoj se ajo është një aktore e shkëlqyer. Shpresoj se një ditë, kjo do të jetë një ëndërr e realizuar”- u shpreh ai.

 

© Panoramaplus.al