9 Tetor, 2023

“Merrte të brendshmet e një vajze të famshme dhe u mbante erë…”- Erjola Doçi bën deklaratën e fortë për ish-banorin e “BBV”!


Moderatorja, Erjola Doçi ditën e djeshme  ka bërë një deklaratë shumë të papritur për Krist Aliajn.

 

Teksa ishin të dy në panelin e rubrikës “Trotuar” Erjola zbuloi një sekret të ish-banorit të “Big Brother VIP 2”.

Sipas moderatores, kur Kristi ka qenë pjesë e “Kepit të VIP-ave”, ai ka marrë të brendshmet e një femre që ishte aty dhe u ka mbajtur erë.

“Te Kepi i VIP-ave, Kristi ka marrë të brendshmet e një femre që ishte aty dhe i mbante erë. Te Kepi i VIP-ave në Bodrum”, tha Erjola teksa Kristi qeshi.

E pyetur se kush është vajza në fjalë, moderatorja e njohur u përgjigj se nuk e dinte duke e anashkaluar pyetjen.

Më pas Kristi e mohoi një gjë të tillë duke thënë se “nuk është e vërtetë”.

© Panoramaplus.al