Johnny Depp dhe Joelle Rich, avokatja që e përfaqësoi në gjyqin për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar, nuk po takohen më.
Lajmi se ata janë ndarë vjen vetëm pak muaj pasi mediat e huaja raportuan se mes aktorit hollivudian, 59 vjeç dhe avokates londineze kishte nisur një romancë.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(734x429:736x431):format(webp)/johnny-depp-joelle-rich-00-0922-142e06a61f494ef094f0d919441f5c2c.jpg)
Rich ishte në ekipin ligjor të Depp-it gjatë çështjes së tij për shpifje kundër The Sun, të cilën ai e humbi në nëntor 2020.
Ai paditi gazetën në Mbretërinë e Bashkuar që e quajti atë dhunues të gruas së tij, Amber Heard por gjykata mbështeti pretendimet e gazetës britanike si “thelbësisht të vërteta”.

© Panoramaplus.al

