Teksa e ardhmja e Nejmarit duket se do të jetë përfundimisht te Barcelona, pas një “telenovele” të gjatë këtë verë, braziliani ka edhe projekte të tjera jashtë fushe, që nuk e pengojnë nga situata që po kalon në këto ditë të fundit të merkatos.

Ylli brazilian, është konfirmuar se do të jetë pjesë e serialit që po bën një bujë të madhe në botë, “La Casa de Papel”. është vetë faqja zyrtare e produksionit të filmit, si edhe kompania “Netflix” që e prodhon, e cila ka konfirmuar se Nejmar do të jetë pjesë e sezonit të katërt të serialit, që pritet të publikohet pas pak kohësh.

Seriali që po korr suksese të mëdha e ka miliona shikues në të gjithë botën, tregon se si një grup grabitësish, shkojnë për të vjedhur para në Bankën e Spanjës, ndërsa ende nuk dihet saktësisht roli i Nejmarit në sezonin e katërt të serialit.
PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al
