3 Prill, 2024

Meritoni dhe Ilnisa Agolli përjashtohen nga “BBVIP me zarf të zi/ Egla Ceno rikthehet në shtëpi? Ja çfarë vendimi mori “Vëllai i Madh” për 3 banorët


Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë përjashtuar nga shtëpia e “Big Brother VIP” me anë të një zarfi të zi, për shkak të sjelljes së tyre të pahijshme, duke përndjekur banorët në shtëpi.

“Ilnisa dhe Meriton pavarësisht paralajmërimeve për sjelljen ytuaj të pahijshme ju keni vazhduar të silleni po njësoj duke përndjekur banorë brenda shtëpisë. Vëlali i Madh pasi ka analizuar të gjithë ngjarjen dhe çdo veprim tuajin me kujdes ka vendosur që të dy ju të sualifikoheni nga gara.”– shkruhej në zarfin e zi.

Megjithatë pasi moderatori lexoi zarfin e zi, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’iu japë edhe një mundësi çiftit dhe Eglës duke i izoluar ata në një dhomë së bashku, dhe gjatë primet të ardhshëm (të shtunën” publiku do të vendosë të rikthejë në shtëpi vetëm 2 nga ata dhe njëri do të lërë përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh.

© Panoramaplus.al