Fansat e Johnny Depp dhe Amber Heard një luftë që s’ka mbarim.

Mbështetësve besnik të aktorit të njohur nuk iu del e keqja me ish-bashkëshorten e tij, dhe çdo gjë që ajo bën e marrin si një “sulm” ndaj Johnny-t.
Avokatët e Amber, një ditë më parë depozituan dokumentet e nevojshme në Fairfax County, Virxhinia për të apeluar vendimin prej 10.3 milionë dollarësh që juria vendosi që ajo t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj.
Ishte pikërisht kjo lëvizje e rradhës e Amber, që bëri që në rrjet të shpërthenin një lumë komentesh.
“Tani, nëse Amber Heard mund të përballojë një apel, pse nuk mund të përballojë të paguajë bamirësitë? Ka shumë pyetje këtu”, ka shkruar një përdorues.
“Amber Heard meriton burg për dëshmi të rreme. Ajo gënjen për çdo gjë dhe i ka ngurtësuar fëmijët e sëmurë në Children’s Hospital Los Angeles, por ka para nga sigurimet për të paguar apelimin e saj? Çfarë është më e rëndësishme?”, komentoi një tjetër.
Siç duket fansat i mëshojnë faktit që aktorja ka para për të përballuar një tjetër gjyq dhe jo të paguaj pjesën e vendosur, Depp.

Më herët, juria vendosi gjithashtu se Johnny duhej të paguante Amberin 2 milionë dollarë, kështu që në fakt ajo i detyrohej atij një total prej 8.3 milionë dollarësh dëmshpërblim – megjithatë ajo ishte zotuar që nga dita e vendimit se do të apelonte.
Depp nuk duket i shqetësuar për ndjekjen e Amber për apelimin e vendimit. Përfaqësuesi i tij i tha TMZ: “Juria dëgjoi provat e gjera të paraqitura gjatë gjyqit gjashtë-javor dhe arriti në një vendim të qartë dhe unanim që vetë e pandehura shpifte zotin Depp në shumë raste. Ne mbetemi të sigurt në çështjen tonë dhe se ky aktgjykim do të qëndrojë”.


