5 Tetor, 2018

Menjëherë pas dasmës, Elita Rudi bën ndryshimin që askush nuk e vuri re


Çifti shumë i komentuar i showbiz-it shqiptar, Elita Rudi dhe Gjiko, më 21 shtator kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ata bënë një dasmë madhështore që u komentua nga të gjithë.

Menjëherë fotot dhe videot nga dasma e tyre pushtuan rrjetet sociale dhe mediat rozë, duke e vënë çiftin në qendër të vëmendjes për ditë të tëra.

Ndërkohë as martesës, Elita ka vendosur që të bëjë një ndryshim në profilin e saj në “Instagram”, të cilin jo të gjithë mund ta kenë vënë re.  Moderatorja e njohur ka ndryshuar emrin e profilit duke vendosur përveç mbiemrit të saj, edhe atë të bashkëshortit.

Tashmë profili zyrtar i saj në këtë rrjet social është Elita Rudi Gjikolli. Gjithashtu kujtojmë se dyshja së shpejti do bëhen prindër për herë të parë, lajm i cili ende nuk është konfirmuar nga ata.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al