7 Tetor, 2019

“Mendova se po luaja nga mendja..”, aktorja e njohur flet për periudhën e vështirë


Aktorja e njohur Shay Mitchel është në pritje të ëmbël. Këtë ajo e ka zbuluar pak muaj më parë përmes fotove ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Ylli i ‘Pritty Little Liars” ka treguar se gjatë periudhës së shtatzanisë vuante nga depresioni dhe se ishte mjaft e tronditur.

“Të jesh në depresion, fillimisht erdhi si tronditje. Mendova se po luaja nga mendja dhe pyeta pse askush nuk më foli kurrë për këtë fazë”, u shpreh Shay. Aktorja tregon gjithashtu se kishte patur fatin të fliste me gra dhe nëna të tjera shtatzëna dhe kuptoi se këto ndjenja ishin normale dhe mund të normalizohen vetëm duke folur më hapur.

“Shtatzënia mund të jetë një kohë e vështirë, veçanërisht nëse duhet ta fshihni atë. Pasi dola publikisht, ndjeva sikur u lehtësova dhe më në fund isha në gjendje të shijoja shtatzëninë”, u shpreh aktorja e njohur.

Shay Mitchel dhe bashkëshorti i saj Matte Babel do të bëhen për herë të parë prindër të një vajze.

Shay Mitchell arrives at the Los Angeles premiere of “Mother’s Day” at the TCL Chinese Theatre on Wednesday, April 13, 2016. (Photo by Richard Shotwell/Invision/AP)

 

© Panoramaplus.al