7 Shkurt, 2022

“Mendova se e humba për herë të dytë”- Ilir Shaqiri i penduar që zbuloi tradhtinë ndaj bashkëshortes: I frikshëm imazhi i saj kur… S’di çfarë po ndodh


Koreografi Ilir Shaqiri ka shprehur pendesë që zbuloi tradhtinë ndaj bashkëshortes së tij, Emanuela Morini. Teksa iu banorëve të BBV iu dha mundësia për t’i shkruar letër një personi të dashur, Ilir Shaqiri zgjodhi nënën e vajzës së tij.

ilir shaqiri (1)

“E meriton, ajo ka qenë mendimi im gjatë gjithë kohës këtu”, tha koreografi gjatë një bisede me aktoren Monika Lubonja.

Ai rrëfeu se momenti kur takoi bashkëshorten në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi zbuloi tradhtinë me një balerinë shqiptare, ishte i frikshëm dhe mendoi se e kishte humbur, për të dytën herë.

ilir shaqiri (2)

Ilir Shaqiri shprehu fikën se mos gjërat jashtë kanë ndryshuar dhe se ‘a ka ndonjë të re’, referuar vendimit që mund të ketë marrë Emanuela Morini pas rrëfimit të tij.

ilir shaqiri1

“Ka qenë mendimi im konstant gjatë gjithë kësaj kohe, pothuajse nga fillimi i tetorit, 4 muaj e gjysmë. Sado që jam përpjekur të mos jap veten, të mos e rëndoj gjënë. Kemi ardhur me këmbët tona dhe duhet të mbajmë përgjegjësitë tona. Por letrën ajo e meriton më shumë se të gjithë, disa mendime që kam pasur këtu, frikëria, dyshime, shpresa. Sot e kësaj dite kam realisht imazhin e saj këtu kur e kam takuar me 15 tetor dhe ka qenë i frikshëm, s’dija si të reagoja dhe çfarë të thosha. Kujtova se e humba, për herë të dytë. Kam pyetur shpesh gjatë kësaj kohe, të di a është në rregull çdo gjë. A kemi ndonjë të re? Një gjë është kur historia ngel mes dy personave dhe gjë tjetër kur tregohet në një format. Por unë e shpjegova pse-në. Në njëfarë mënyrë se çfarë perceptova në atë moment, në atë dhomë, në çfarë gjendje hyra”, tha balerini.

ilir shaqiri (1)

Megjithatë, gjatë intervistave, ajo ka treguar se ka falur bashkëshortin e saj. Ajo u shpreh se ndiente që diçka nuk shkonte në martesën e tyre dhe nuk ishte e lehtë të përballej me bashkëshortin. Emanuela Morini tha se pasi i tregoi që kishte mësuar për tradhtinë, Ilir Shaqiri qau dhe e vuajti më shume se ajo.

Teksa theksoi se “tradhtia kurrë nuk justifikohet”, bashkëshortja koreografit u shpreh se u lidhën të rinj dhe kur dashuria është në mes martesa mund të ecë përpara.

“Nuk ishte surprizë sepse disa gjëra ndihen që nuk shkojnë. S’është e lehtë të kesh kurajo dhe të përballësh me këtë argument, ta diskutosh me partnerin tënd. Ndjeva vuajtje nga ana e Ilirit, sepse vuajta shumë unë por ka vuajtur shumë edhe ai në një mënyrë që nuk mendoja se mund të ishte normale. I thosha si ka mundësi që t’i ke bërë këtë gjë dhe po qan më tepër se mua. Ai më thotë gjithmonë se mënyra se si unë përballem me gjërat, pa hakmarrje, pa ligësi por duke u përpjekur ta kuptoj tjetrin, është mënyra gjëra që e bëri të mendojë se unë këtë grua s’mund ta humbas sepse në jetë kujtdo i ndodh të gabojë. Se justifikoj kurrë tradhtinë, megjithatë kemi 21 vite bashkë, ishim të rinj, të vegjël. Besoj se në jetë njerëzit gabojnë por nëse është dashuria, ka një ndjenjë në mes do luftohet për të ecur para dhe kjo bëhet bashkë.

Unë mendoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme është sipas meje falja dhe nuk është një gjë e lehtë sepse bëhet gjithmonë fjalë për tradhtinë dhe nuk flitet kurrë pothuajse për faljen dhe është shumë e vështirë të falësh por edhe vështirë që te kërkosh të të falin. Ishte shumë i zoti, i cili pati durim me mua, që unë ta falja atë.

Sinqerisht unë nuk e prisja që ai të fliste në ato momente dhe unë ta shikoja nga shtëpia të përballesha me këtë publik nuk ishte një gjë e lehtë por besoj se ai e ka bërë sepse kishte nevojë të ndihej vetëvetja 360 gradë. Ai e ka hequr maskën krejtësisht duke treguar gjënë më të rëndë që mund të ketë bërë gjatë gjithë jetës së tij prandaj besoj se ka qenë një shenjë e një besnikërie të madhe ndaj publikut të cilet e ndjekin nga shtëpia. 

Ka diçka që më ka habitur por jo në lidhje në mardhënie me të tjerët sepse në të mirë dhe në të keq ashtu siç ju e shikoni Ilirin ai ashtu është. Është një njeri që i pëlqen të bëj shaka, pastaj ironinë shpesh herë ai bën të qesh dhe ndonjehrë nga dikush tjetër shikohet si diçka e tepërt. Ai do pastërtië do kuzhinën do rendin, do që cddo gjë të  shkojë sa më mirë. Diçka që më habiti le të thëmi ishtë aftësia e tij që te ruaj qetësinë përpara shumë sulmeveve duke e njohur atë ndoshta po piqet dhe nga ky këndvështrim”, u tha Emanuela Morini në një lidhje në Skype në emisionin “Goca dhe Gra”.

Ilir Shaqiri në ditët e para të hyrjes në Big Brother Vip një komunikim me aktoren Ariola Demiri, u pyet për “çmendurinë më të madhe në jetë” dhe rrëfeu për tradhtinë dhe mënyrën si ai dhe bashkëshortja shpëtuan martesën.

“Çmenduri do quaja eksperiencën e fundit, që qe dhe shumë traumatike. Pati shumë sfumatura, nga e bukura te tragjikja, nga vuajtja te gëzimi. Qe pikërisht ajo që thashë më parë për punën e tradhtisë. Njoha një balerinë që ma hoqi petllën [siç] e thënë kështu… Filloi si lojë dhe luaj e luaj e luaj, u trash loja aq shumë saqë çmenduria vazhdoi për tre vjet. Flasim për një periudhë jo shumë të largët.

Gjeta shumë gjëra që ndoshta kishin vite që më mungonin. Një mënyrë ndryshe. Një dinamikë ndryshe. Që nga e folura në kohë të ndryshme. Nëse ka pasur një çmenduri në jetën time mund të ketë qenë kjo, që vura në rrezik gjënë më të bukur që kam, familjen. E vura jashtëzakonisht në rrezik”, tregoi ai.

ilir shaqiri emily emanuela (3)

Po si ia dolën ta shpëtonin martesën në kohë. “Familja u shpëtua falë inteligjencës së gruas sime dhe zemrës së saj dhe intelektit dhe zgjuarsisë sime, që arrita të kuptoj që isha futur në një labirint dhe nuk kishte më kuptim të vazhdoja përpara pa ditur ku do të shkoja. Më mirë, urgjentisht, të kthehesha mbrapsht aty ku ishte drita, sesa të rrija në këtë labirint me shekuj të tërë, edhe pas vdekjes, duke qarë vetveten. Me të vërtetë, që edhe sot e kësaj dite do isha duke qarë vetveten buzë ndonjë trotuari, a fast food a nuk e di se ku dhe ndoshta nuk do të isha as këtu”, shtoi Ilir Shaqiri.

ilir shaqiri emily emanuela (5)

Ai e konsideroi këtë moment si një “goditje shumë të fortë” për martesën e tyre dhe familjen që kanë krijuar: “Falë Zotit dhe falë gruas që kam, vajza nuk kuptoi asgjë nga kjo. Imagjino çfarë grua të zgjuar kam. Falë zgjuarsisë së kësaj femre që ka emrin Emmanuela, Emily nuk kuptoi asgjë.” 

ilir shaqiri emily emanuela (12)

Në një intervistë në “Dommenica Live” në vitin 2016, Ilir Shaqiri prezantoi për herë të parë familjen. Ai u shfaq me bashkëshorten, Emanulea Mori, një aktore telenovelash në kohën kur janë njohur, dhe vajzën e tyre Emily.

ilir shaqiri emily emanuela (11)

Jemi njohur në Milano. E kam takuar gjatë një transmetimi televiziv, ‘La sai ultima’ dhe ajo ishte një nga vajzat e spektaklit. Aty u pamë për herë të parë, por dukej se ishte një raport i destinuar që të konsolidohet gjithmonë e më shumë. Më pas unë zbrita në Romë, kjo falë edhe Emanuelës dhe aty nisi jeta jonë familjare, ku më pas lindi edhe vajza, Emily. Takimet e para vështirë t’i harrosh. Për mua ishte dashuria e parë dhe e rëndësishme me një italiane. Mes nesh ndodhi një afeksion i drejtpërdrejtë, u pëlqyem menjëherë që të dy, nuk kishte nevojë për komplimente, por ishte një dashuri me shikim të parë dhe ashtu vazhdoi edhe më pas. 

ilir shaqiri emily emanuela (16)

Ndoshta edhe mund të qeshni, por ishte interesante që në takimet e para me Emanuelën, unë mundohesha ta bëja kurioze, t’i ‘blija’ mendjen, ta tërhiqja sa më shumë rreth vetes, i flisja shqip. Ato çka doja t’ia thosha në italisht, ia thosha në shqip, ‘je shumë e bukur’, ‘ti më pëlqen shumë’, ‘a do vish me mua”’, dhe nga ana tjetër shihja që ajo hapte sytë dhe bëhej kureshtare të dinte se çfarë i thosha. Kjo ishte një taktikë strategjike nga ana ime që përdora si armë për ta bërë për vete. Përdora shqipen dhe zgjova kuriozitetin e saj… një taktikë origjinale, alla Shaqiri. (qesh)”

ilir shaqiri, beniada nishani (3)ilir shaqiri emily emanuela (23)ilir shaqiri emily emanuela (1)ilir shaqiri semi jaupaj (4)ilir shaqiri emily emanuela (19)ilir shaqiri emily emanuela (20)ilir shaqiri emily emanuela (21)ilir shaqiri emily emanuela (14)ilir shaqiri emily emanuela (13)ilir shaqiri emily emanuela (15)ilir shaqiri emily emanuela (18)ilir shaqiri emily emanuela (17)ilir shaqiri emily emanuela (10)ilir shaqiri emily emanuela (8)ilir shaqiri emily emanuela (6)

© Panoramaplus.al