3 Shtator, 2022

“Mendojnë se këndoj këngë popullore”/ E ngatërrojnë prej një viti me artisten e njohur, Alketa Vejsiu ‘sqaron’ një herë e mirë ndjekësit (VIDEO)


Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është prej dekadash tashmë pjesë e ekranit, ku ka treguar shpesh herë pasionin e saj për muzikën. Megjithëse ka performuar disa herë në skenë këngë të ndryshme, ajo nuk ka lançuar asnjë projekt muzikor që mban emrin e saj.

Por me sa duket, disa ndjekës nuk e dinë ende këtë gjë, pasi etiketojnë moderatoren në rrjetet sociale, për një këngë. Bëhet fjalë për bashkëpunimin “Kqyrni shoqe”, e Dj Gimi me këngëtaren e quajtur Alekta. Kjo e fundit ngatërrohet nga ndjekësit me moderatoren Alketa Vejsiu.

Vetë moderatorja e ka ndarë këtë gjë me ndjekësit e saj në Instagra, ku shprehet se prej një viti njerëzit i bëjnë ‘tag’ asaj dhe jo këngëtares së këngës.

“Po qeshim këtu me stafin sepse është një këngë e Dj Gimi që e këndon me një vajzë me emrin Alketa. Të gjithë njerëzit më tag-in prej një viti dhe mendojnë se unë këndoj këngë popullore. Kënga është shumë e bukur po unë nuk di ta dredh zërin kështu miq”– shprehet Vejsiu gjatë një videoje në Instastory.

Më tej ajo ka ripostuar videon e një fanseje që kishte etiketuar moderatoren. “Nuk jam unë ajo Alketa”, shkruan moderatorja, e cila më pas postoi edhe “Alketën e vërtetë.”

© Panoramaplus.al