30 Qershor, 2023

“Mendoja se do më binte të fikët”- Mori propozimin për martesë në mes të skenës në Francë, sopranoja shqiptare: U shokova dhe…


Roli i Violetës në “La Traviata” ka sjellë një gëzim shumë të madh profesional dhe personal në jetën e sopranos Enkeleda Kamani. Pas premierës së saj të parë në këtë rol në Teatrin Lorraine në Francë, mbrëmja u mbyll me një moment të paharrueshëm.

Enkeleda-Kamani6

Partneri i saj, Davide iu drejtua skenës me një unazë në dorë duke rënë në gjunjë përpara saj.

Enkeleda-Kamani

Gjatë lidhjes në Skype me “Rudina” në Tv Klan, sopranoja tregon për emocionet e para të atij momenti kur sapo kishte mbaruar performancën dhe e shoqëruar nga baritoni Gëzim Myshketa dhe kolegët po përshëndesnin spektatorët.

propozim martese enkeleda kamani

” Ishte afër meje Gëzimi dhe po e ndiente që unë vërtet isha e shokuar, isha shumë e emocionuar sepse ndihej një energji shumë e mirë në publik dhe thoja sa mirë që shkoi dhe ishte e pabesueshme. Pastaj ndodhi ajo dhe mendoja se do më binte të fikët, sinqerisht.”

Screenshot-2023-06-30-081525

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Partneri i saj, Davide është gjithashtu një artist shumë i njohur në operan italiane. Enkeleda e përshkruan propozimin si një moment që e la pa frymë.

“Nuk e prisja, ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time dhe në jetën time dhe ndihesh shumë e mbushur emocionalisht, nuk di të gjej fjalët e duhura. Aty isha e shokuar, isha e emocionuar, më mungonte fryma sinqerisht, por isha e lumtur që kisha dhe Gëzimin dhe e ndamë bashkë. Një moment shumë i veçantë që do ngelet gjithmonë në zemrën time”, përfundoi artistja.

Enkeleda-Kamani-Zerlina-Vito-Priante-Don-Giovanni-Ph-Roberto-Ricci

Enkeleda-Kamani2Enkeleda-Kamani4Enkeleda-Kamani3Enkeleda-Kamani5

© Panoramaplus.al