2 Shtator, 2023

“Mendoj se kam disa kritere…”/ Selena Gomez rrëfen për herë të parë kërkesën e vetme që ka për mashkullin ideal. Ja cila është ajo


Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez prej kohësh është beqare, duke u fokusuar kështu vetëm në karrierën e saj.

Mirëpo gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “SiriusXM Hits 1 LA”, artistja rrëfeu për herë të parë kërkesën e vetme që ka për mashkullin ideal.

Selena tha se kriteri i vetëm që duhet të plotësoje partneri i saj i ardhshëm është që ai duhet të jetë i këndshëm.

Mendoj se kam disa kritere cilësore dhe se jetoj në një botë tani ku burrat shpesh i ngatërrojnë këto kritere me të qenit të vështirë për t’u kënaqur. Jo i lezetshëm në kuptimin që njerëzit mendojnë se je i lezetshëm, por vetëm se je dikush i mirë, dhe siç po pyet, të lutem më bëj të qesh.”– tha aktorja.

Ndërsa shtoi: “Të gjithë e kalojnë fazën ‘Oh, do të ishte mirë të kishim dikë’, dhe unë mund ta kuptoj këtë, por tani thjesht po shijoj si jam dhe dua të jem e lumtur me veten time.”

\

© Panoramaplus.al