Jonida Vokshi mezi po pret të mbajë në krahë foshnjen e saj.
Aktorja e njohur është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe do bëhet nënë për herë të parë.

Në një postim në rrjetet sociale ajo publikoi disa foto të të saj dhe u shpreh që sa herë bën selfie mendon se është dita e fundit shtatzënë dhe tjetra do e gjejë me bebin në krahë.
Duke iu drejtuar foshnjës në bark, tha se mezi pret që ta njohë.
“Sa here bej selfie keto dite, mendoj qe eshte e fundit?? dhe tjetra do jete ??
Nuk po me durohet me te te njoh,vdiqa??❤️”– shkroi Jonida.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi do mirëpresin në jetë një vajzë.
Çifti janë shprehur se e kanë gjetur emrin e bebit por janë rezervuar për ta ndarë me njerëzit duke e lënë suprizë për ditën kur do vijë në jetë foshnja.
/Panoramaplus.al


