11 Shkurt, 2023

Mendohej se kishte humbur jetën gjatë tërmetit tragjik në Turqi, zbulohet si është gjendja e aktores së njohur turke


Aktorja e famshme e serialeve turke Cansu Dere, e njohur edhe në roline saj si Ejshan nga seriali “Ezel” mendohej se kishte humbur jetën gjatë tërmetit tragjik në Turqi.

Lajmi i cili qarkulloi me shpejtësi në rrjet, jo vetëm që shqetësoi fansat e aktores por edhe kolegët e saj të cilët nuk po arrinin të komunikonin me të.

Por fatmirësisht, gazetarja Birsen Atluntas ka treguar së fundmi se aktorja është mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

Ndër të tjera pritet që Cansu të marrë pjesë në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjet e viktimave dhe personat e lënduar nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit.

© Panoramaplus.al