19 Gusht, 2022

Menaxheri i bën dhuratën e veçantë Dafina Zeqirit! Si përkthehet ajo në “gjuhën moderne” (FOTO)


Ndonëse secili ka përkrahësit e vet, gara midis këngëtarëve është kthyer në një “luftë të ftohtë”.

Sezoni i verës është periudha perfekte, për të kuptuar aktivitetin e secilit artist. Duhet ta pranojmë që pjesa më e madhe e këngëtarëve shqiptar janë në kulmin e karrierës së tyre duke performuar brenda dhe jashtë vendit.

Një ndër emrat më të lakuar është edhe Dafina Zeqiri. Ndonëse prej shumë vitesh në skenë, ajo akoma është e freskët me hite.

Së fundmi, këngëtarja ka postuar në Instastoryn e saj, një përmbjedhje të disa prej koncerteve të saj të fundit, ku pjesëmarrja dhe atmosfera janë kryefjala.

Për arritjet deri tani, ajo ka marrë edhe një dhuratë nga menaxheri i saj. Bëhet fjalë për një varse me kokën e dhisë, në gjuhën moderne të thënë “GOAT” që përkthehet “Më e mira e gjitha kohrave”.

Kujtojmë që nga ana personale, Dafina është në një lidhje me Dj e saj, Genc Halimin, ose i njohur nga të gjithë si Dj Geek.

Ata e konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

Dj Geek dhe Dafina Zeqiri nuk e fshehin dashurinë e tyre të madhe… – Revista Who

© Panoramaplus.al