24 Janar, 2022

Melisa Lleshi dhe Andi Shehu drejt altarit? Nga bashkëjetesa tek blerja e pronës për ndërtimin e vilës dhe planet për zgjerimin e familjes, rrëfehet çifti: Kush na tradhtoi


Melisa Lleshi dhe Andi Shehu janë ndër çiftet që bënë bujë në Për’puthen. Edhe pse u mendua se ishte një lojë mes tyre, lidhja e tyre është konsoliduar.

andi shehu melisa lleshi (7)

Çifti bashkëjetojnë dhe kanë filluar planet për të ardhmen e tyre. Gjatë një interviste N’fermë, ata treguan se kanë blerë një pronë për të ndërtuar vilën e tyre dhe planifikojnë të martohen se shpejti, megjithatë Andi Shehu ende nuk ia ka bërë propozimin për martesë të dashurës së tij.

Melisa Lleshi u shpreh se dëshiron të bëhet nënë, por së pari duhet të përmbushin disa qëllime.

andi shehu melisa lleshi (5)

Pjesë nga intervista:

Melisa Lleshi: Janë kaq shumë njerëz që na kanë tradhtuar, na e kanë futur pas krahëve, kush ka mundur edhe njerëz që nuk kanë pasur lidhje me neve.

Andi Shehu: Të gjithë, kujt iu është dhënë mundësia. Shpirti im e di se ç’kam hequr kur kam kuptuar fytyrën e vërtetë të disa njerëzve. Pavarësisht asaj që trajtohet në televizion, që duhet të rrish serioz, atë imazhin që ke krijuar, prapë çdo njeri e ka brenda vetes atë anën e ndjeshme.

andi shehu melisa lleshi (6)

Pyetje: Është e vërtetë që e keni blerë shtëpinë dhe të zgjerojmë familjen?

Andi Shehu: Po shtëpinë e kemi blerë, por plani është të lëmë me qira atë. Kemi marrë një tokë dhe duam të ngremë një vilë atje. Pastaj avash-avash.

Melisa Lleshi: Ne jemi stabilizuar me njëri-tjetrin dhe punojmë për gjënë tonë. Jo siç kemi qenë para se të njiheshim me njëri-tjetrin. Andi nuk ha në shtëpi, vetëm jashtë. Ankohet që nuk i bëj për të ngrënë, por nuk i bëj se nuk ha asnjëherë në shtëpi.

andi shehu melisa lleshi (4)

Pyetje: Kur keni ndërmend të bëheni prindër?

Andi Shehu: Kemi ende disa qëllime përpara

Melisa Lleshi: Nuk është se mungon dëshira.

andi shehu melisa lleshi (2)

Pyetje: Po nuse?

Andi Shehu: Mbasi të arrijmë këto qëllime. Edhe unë e kam qejf

Melisa Lleshi: Unë po, kam shumë qejf të bëj dasmë. Unë i kam thënë bashkëjetesa e të gjitha, por e kam pak atë tradiconalitetin. Dua të më vijë në shtëpi dhe të rrijë i tensionuar derisa t’i thotë babai “Po”.

andi shehu melisa lleshi (1)

Pyetja: Unazën ta ka dhuruar?

Andi Shehu: Ka 100 copë. Jo, akoma jo.

Melisa Lleshi: Dua një unazë të bukur, kam qejf detajet

melisa lleshi andi shehu (1)melisa lleshi andi shehu (6)melisa lleshi andi shehu (5)melisa lleshi andi shehu (4)melisa lleshi andi shehu (3)melisa lleshi andi shehu (2)melisa lleshi (5)melisa lleshi (4)melisa lleshi (1)melisa lleshi, andi shehu (4)melisa lleshi, andi shehu (5)melisa lleshi (6)

© Panoramaplus.al