18 Korrik, 2023

Melinda Ademi në një lidhje dashurie? Pasi publikoi videon me mashkullin misterioz, fansat nxjerrin ‘zbuluar’ këngëtaren, ja cili është ai (Foto)


Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ështën jë ndër artistet më të pëlqyera të momentit në estradë. E teksa reperja është në periudhën e saj më të mirë të karrierës, ku numëron disa hite dhe mijëra përkrahës. Përpos kësaj ajo i mban të mbërthyer fansat edhe me fotot provokuese që publikon shpesh herë në rrjetet sociale.

E sa i përket jetës së saj private, Melinda është treguar goxha e rezervuar duke e mbajtur atë larg vëmendjes së publikut. Mirëpo së fundmi këngëtarja ka ‘trazuar’ rrjetin me postimin e saj të fundit në InstaStory, duke publikuar një video  ku duket një dorë mashkulli që i ledhaton qafën reperes kosovare.

E mesa duket fansat kanë arritur ta gjejnë menjëherë mashkullin misterioz që shfaqet në videon e artistes. Ishte nishani detaji që ‘e tradhtoi’ pasi të tillë e ka dhe menaxheri i saj.

Nuk dihet ende nëse Melinda mund të jetë në një lidhje dashurie me menaxherin e saj, por vetë videoja tregon qartë që përkëdhelja nuk duket aspak shoqërore.

 

 

© Panoramaplus.al