5 Korrik, 2023

Meghan Trainor bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja zbulon gjininë e të voglit


Këngëtarja e njohur Meghan Trainor është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ëmbël e ka bërë publik vetë artistja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Meghna publikoi në Instagram disa foto nga shtëpi dhe nga spitali të të gjithë pjestarëve të familjes me të voglin, ndërsa ajo që ra në sy ishte ngjashmëria e madhe që bebi kishte me të ëmën.

Megjithatë krahas fotove këngëtarja bëri një shkrim emocionues, ku tregoi edhe emrin e të voglit të saj.

Më 1 korrik (7 vjetori i takimit tonë të parë) ne mirëpritëm Barry Bruce Trainor në botë”, ka shkruar Meghan.

Ndërsa vazhdoi: “Ai ishte një djalë i madh dhe bëra jë lindje cezariane të suksesshme dhe më në fund e arrita lëkurën time në lëkurë! Faleminderit të gjithë mjekëve dhe infermierëve të jashtëzakonshëm që u kujdesën kaq shumë për ne”, shkroi ajo postimin.

Kujtojmë që Meghan dhe partneri i saj, Daryl Sabara kanë edhe një djalë së bashku, Riley.

 

© Panoramaplus.al