10 Shtator, 2023

Meghan Markle kërkon të rikthehet në rrjetet sociale dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e familjes së famshme!


Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, thuhet se po planifikon një rikthim në rrjetet sociale dhe ka kërkuar posaçërisht ndihmën e familjes së famshme ‘Kardashian-Jenner’.

Sipas burimeve, Meghan ka vlerësuar sjellen e Kim Kardashian dhe Kris Jenner ndaj nënës së saj, Doria Ragland, në një event të fundit. Gjithashtu Meghan beson se Kardashians janë nënvlerësuar dhe keqtrajtuar në media, ashtu si ajo dhe Princi Harry.

Dukesha e Sussex-it thuhet se dëshiron të rihapë blogun e saj, ‘The Tig’, dhe llogarinë e saj të fshehtë në Instagram.

Besohet se Meghan ka qenë në kontakt me familjen Kardashian-Jenner përmes telefonatave në Zoom dhe takimeve personale gjatë verës.

Burimi zbulon se ishte prezantuesja e njohur, Ellen DeGeneres ajo që ka bërë të mundunr kontaktimin e Meghan me Kardashians ku kanë krijuar ide se si mund të bashkëpunojnë.

Mbetet për t’u parë se çfarë saktësisht do të punojnë Meghan dhe Kardashians së bashku, por duket qartë se Dukesha e Sussex-it do të bëjë bujë edhe një herë me rikthimin e saj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Meghan nuk ka përdorur mediat sociale që kur ajo dhe Princi Harry çaktivizuan llogarinë e tyre të përbashkët në 2020 pasi u larguan përgjithmonë nga Familja Mbretërore.

© Panoramaplus.al