Një shkollë private në Londër do ta përfshijë Meghan Markle në leksione, për të nxjerrë në pah privilegjet që njerëzit e bardhë gëzojnë ende sot kundrejt atyre me ngjyrë.

Sipas “The Sunday”, mësuesit do të eksplorojnë me studentët vështirësitë me të cilat përballen si Meghan Markle, ashtu edhe Kate Middleton, që nga koha kur u bashkuan me Familjen Mbretërore. Ata do të mësojnë gjithashtu se për shkak të spekulimeve shoqërore në lidhje me racën, Meghan Markle u përball me sfida shtesë.
Studentët do të mësojnë gjithashtu konceptin e “mikroagresionit”.

Drejtori tha: “Ne nuk mësojmë cilat janë privilegjet e njerëzve të bardhë në mënyrë që të krijojmë një ndjenjë faji në komunitetin tonë të bardhë, por e bëjmë për të ndihmuar të gjithë të rinjtë, të çfarëdo origjine racore, që të zgjedhin dhe kuptojnë më mirë kompleksitetet dhe ndjeshmëritë e një problemi të vërtetë.”
Për këto arsye, shkolla prestigjioze dhe e shtrenjtë në Catford, një lagje në jug të Londrës, ka vendosur t’i lejojë studentët të studiojnë përvojat e jetës së Meghan në gjykatë. Kursi është krijuar duke marrë shkas nga mbulimi i madh mediatik të lëvizjes “Black Lives Matter”. Shkollimi vjetor në këtë shkollë është rreth 20 mijë euro.


