Që pas largimit nga Mbretëria e Bashkuar, Meghan Markle dhe Princ Harry jetojnë në Montecito, SHBA.

Së bashku me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, duka dhe dukesha e Sussex-it kanë vendosur të qëndrojnë larg syrit të publikut. Burime të afërta me çiftin tregojnë që edhe në rastet kur dyshja darkon jashtë, rezervojnë një tavolinë larg të gjithëve.
Mirëpo, aktorja dhe Princ Harry në lagjen ku jetojnë nuk e evitojnë dot vëmendjen që marrin nga fqinjët e tyre. Madje ato e quajnë “Princesha e Montecitos”, Meghan Markle. Gjë e cila nuk i pëlqen aspak Markle. Po të njëjtat burime konfirmojnë që dukesha lëviz në Los Angeles vetëm me makinë dhe janë të rralla raste kur del për ecje ose shëtitje me qentë.
Ndërkohë, Harry është më shtëpiak dhe burimi pohon se në mëngjes i ushqen fëmijët, i lan dhe i vesh. Meghan është shpesh shumë e zënë me telefonatat e biznesit në Zoom ose duke shkuar në Los Angeles për takime, ku Harry shpesh e çon atë dhe më pas kthehet te fëmijët, sepse nuk i pëlqen t’i lërë me dadon.

