2 Tetor, 2022

Mediat sociale ziejnë rreth lidhjes së saj me Trevor Noah, Dua Lipa shfaqet në New York “e pashqetësuar”


Dua Lipa u pa duke u larguar nga hoteli i saj Greenwich në Tribeca, New York, së bashku me një shoqe të shtunën pasdite.

Gjatë kohës së saj në qytet, këngëtarja 27 vjeçare u shoqërua me Trevor Noah, 38 vjeç, ndërsa ata u fotografuan duke ngrënë darkë së bashku.

Në daljen e saj të fundit, Dua dukej shunë cool, por casual me një bluzë të zezë, xhinse të stil boyfriend dhe atlete të zeza.

Ajo e shoqëroi look-un r saj me syze dielli elegant dhe mbante në dorën e majtë një çantë të madhe lëkure të zezë dhe në dorën e djathtë me një xhaketë lëkure.

Kjo vjen dy ditë pasi “Daily Mail” raportoi se ajo ishte parë për darkë me komedianin dhe moderatorin Trevor Noah.

Dua dhe Trevor u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar ndërsa ishin në takimin e tyre për darkën në Miss Lily’s, një restorant xhamajkan në East Village.

Ata dukeshin se kishin kimi yjore, veçanërisht kur e mbyllën mbrëmjen e tyre së bashku me një puthje dhe përqafim të ëmbël përpara se të nisnin rrugët e tyre të ndara.

 

Pavarësisht gjithë zërace, People raporton se dyshja po e mbajnë marrëdhënien e tyre platonike, me një burim që i tha botimit se ata janë “thjesht miq”.

 

© Panoramaplus.al