19 Mars, 2019

Mediat serbe shkruajnë keq për Luanën, moderatorja u përgjigjet publikisht: E dua Shqipërinë e madhe…


Prej kohësh, moderatorja e njohur Luana Vjollca është kthyer padyshim në një nga personazhet e njohur shqiptar më të komentuar në mediat rozë e rrjetet sociale.

E me pamjen e saj, moderatorja seksi ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të mediave të huaja.

Luana me krenari e tregon në çdo moment se është shqiptare. Por mesa duket një gjë e tillë nuk u ka pëlqyer aspak mediave serbe.

Këto të fundit i kanë dedikuar së fundmi moderatores shqiptare një artikull.

“Gazetat serbe paskan shkruar se sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e madhe, KOSOVËN! Dhe unë po ju them shumë mirë që e dini!”, shkruan Luana në foton ku tregon artikullin e shkruar për të nga mediat serbe.

© Panoramaplus.al