16 Mars, 2022

Mediat italiane shkruajnë për arrestimin e Elsa Lilës: Ja roli që kishte në grupin e drogës


Mediat italiane kane pasqyruar lajmin për arrestimin e këngëtares në shqiptare në Itali. Duke iu referuar asaj si një personazh shumë i njohur në vendin tonë, mediat fqinje kanë zbuluar edhe rolin që ajo kishte në këtë grup.

Shkrimi

Policia shkatërroi një organizatë kriminale për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë. Në orët e para të së mërkurës, hetuesit e skuadrës së Romës dhe Viterbos ekzekutuan 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës.

Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Elsa Lilës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e dyqanit. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë edhe në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza: me Arben Zogun (“Riçardino”)

Riçardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.

© Panoramaplus.al