29 Gusht, 2019

Mediat greke fiksohen pas Tayna-s, ja çfarë shkruajnë për reperen shqiptare


Suksesi i reperes së njohur, Tayna, duket se po i kalon trojet shqiptare. Fama e saj ka arritur edhe në Greqi.  

Tayna së fundmi ka publikuar në “Instastory” një foto ku tregohet një artikull i shkruar nga mediat greke. Edhe pse nuk e kupton se çfarë kanë shkruar, ajo i falënderon ata.

“Nuk ia kam idenë se ç’po thonë, por faleminderit Greqia”, shkruan reperja në foto, të shoqëruar edhe më zemër.

Ndërkohë “Xing.al” shkruan se mediat greke e kanë cilësuar Tayna-n një Nicki Minaj shqiptare.

“Foureira kush? Njihuni me Taynan. Nicky Minaj-n e Shqipërisë,- shkruhet në artikull.

© Panoramaplus.al