E bija e legjendës së Liverpul, Stiven Xherrard, Lili-Ela, përflitet se është në një lidhje me Li Birn, gjë që ka bërë jehonë të madhe në mediat britanike.

Kjo gjë ka ardhur si pasojë se Li është djali i Liam Birn, i cili thuhet se është një bos mafie, i cili ka qenë pjesë e kartelit Kinahan, një organizatë irlandeze e cila merret me kontrabandë kokaine nga Amerika e Jugut në Europë në një shkallë të gjerë dhe gjithashtu është përfshirë në vrasje dhe pastrim parash.
Marrëdhënia mes vajzës 18-vjeçare të legjendës angleze dhe Li Birn duket se është konfirmuar pas pushimeve që kishin kaluar në Ibiza së bashku dhe gjithashtu ditët e fundit janë kapur në një kafene.
PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al
