1 Gusht, 2019

Me zor i mbajti lotët, moderatorja zbulon se do largohet nga “Vizion Plus”


Në shtator nis një tjetër sezon i ri televiziv, ku pritet që të ketë ndryshime të mëdha në ekran. Thuhet se disa prej programeve të njohura do të mbyllen, e sigurisht të tjera emisione do na shoqërojnë në televizion.

Ndryshime do të ketë gjithashtu edhe te moderatorët, ku disa prej tyre kanë njoftuar se do të largohen nga televizioni ku punojnë.

Kështu ka bërë së fundmi edhe moderatorja e emisionit “Next” në “Vizion Plus”, Igner Skura. Kjo e fundit ka njoftuar për largimin e saj dhe mezi ka mbajtur lotët.

Ndërkohë në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar një video të shkurtër të këtij momenti, ku shpreh falënderimet për ata që i qëndruan pranë për dy sezone resht.


“Nuk dua të shtoj asgjë tjetër, dukem se jam e mërzitur që po e lë. Do mbetet një eksperiencë shumë e vlefshme për mua! Faleminderit edhe një herë të gjithë ata që punuan me mua këto dy sezone të “Next” Faleminderit Fabian Basha për mundësinë dhe besimin që pate tek mua! Mirënjohje!!”- janë fjalët e moderatores krahas videos.

© Panoramaplus.al