Moderatorja e njohur Jonida Vokshi është nënë e dy fëmijëve prej disa muajve tashmë. Ajo solli në jetë djalin e saj të cilin e ka pagëzuar me emrin Lan.

Së fundmi Jonida ka ndarë për herë të parë një foto ku shfaqet me të voglin e saj, të cilën e ka realizuar 2 orë pas lindjes. Krahas fotos së publikuar, Vokshi bëri dhe një shkrim të gjatë dhe emocional ku shkruante:
“Një foto që mbase shumë prej jush mund të mos ju duket aspak “instagramiste” por është jetësore më shumë se sa cdo foto tjetër e postuar. Dhe më e bukura në botë për mua!
2 orë pas lindjes, e dërrmuar pas orëve të tëra për të të sjellë në jetë.
Lan, më ke dhënë një forcë shumë të madhe mam. Dicka që nuk e mendova do ndodhte kur ti ishe brenda meje.
Mendova ditë të veshtira, situta aspak të lehta kur bëhesh mami për të dytën herë, ndërkohë që ke edhe një profesion për t’i dedikuar kohë. Dhe të kap paniku!
Por ti bir erdhe për të ma zbukuruar jetën akoma dhe më shumë, për të ma lehtësuar lodhjen e ditës e për të më dhënë një shplodhje shpirtërore.
Siguriiiiiiiiisht nuk është aspak e thjeshtë, ka momente që mendoj që nuk mundem edhe dorëzohem ndonjeherë.
Ka lot, ka pagjumësi, ka dobësi, por të quaj BEKIM cdo ditë!
Përvec kësaj më bëre mam cuni. Të dua me gjithë qënien time vëllai Emit”


