7 Dhjetor, 2021

“Më vjen shumë keq që ke qëlluar më femrën e gabuar”/ Dj PM xheloz ndaj marrëdhënies së Donaldit dhe Beatrix? Plas debati mes Sarës dhe Pajtimit


Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duket kanë nisur xhelozitë midis çifteve. Marrëdhënia midis Sarah Berishës dhe DJ PM nuk është ende e qartë dhe dyshja herë pas here është parë të debatojnë për shkak të disa keqkuptimeve që mund të kenë pasur me njëri -tjetrin.

Shaku i debatit të fundit që blogerja e njohur dhe artisti patën, ishte një deklaratë e Dj PM ku tha se do donte që marrëdhënia e tyre të ishte si ajo e Donald Veshajt me Beatrix Rramosajn. Sarah iu përgjigj duke i thënë se i vinte keq që i ka qëlluar një “femër e gabuar”. Nga ana tjetër, Pajtimi nuk e priti fare mirë këtë shaka nga ana e modeles dhe aty nisi i gjithë konflikti mes tyre.

“S’ka faj PM jo. Se kur bën shaka PM duhet t’i pranosh të gjitha, t’i mbash në krah. Ndërsa, kur bëj shaka unë qenkan shumë të rënda dhe sidomos kur shakatë e mia kanë të bëjnë me një mashkull. Dhe këtu pastaj fillojmë dhe me krahasimet. Po e kam thënë njëherë, e thashë tani dhe po e ripërsëris: Më vjen keq që PM ka shprehur interes para se të hynte për mua dhe kur hyri këtu Brenda ngeci me mua. Më vjen shumë keq. Dhe po të pëlqeu marrëdhënia e Trixës me Donaldin ik rri me këto të dy,ngjituni të tre”– përfundoi Sarah e revoltuar.


© Panoramaplus.al